23:16 / E Diele, 12 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pacolli: Përgjithmonë krenar, asgjë dhe askush s’mund ta dëmtojë simbolin e UÇK-së, më të bukurin në botë!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar se asgjë dhe askush s’mund ta dëmtojë simbolin e UÇK-së.

Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, Pacolli tha se ky simbol është më i bukuri në botë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Asgjë dhe askush nuk mund ta dëmtojë këtë simbol. Më e bukura në botë! Vëllau i im dhe mijëra vëllezër dhe motra luftuan për liri dhe pavarësi. Unë jam përgjithmonë krenar!