75 Mall Live Search
11:18 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pacolli: Po bëhemi gati të mirëpresim Anglinë, le të fitoj më i miri

Zëvendës kryministri në detyrë, Behgjet Pacolli, ka bërë thirrje që të bëhet mikpritje e madhe për anglezët në ndeshjen më të madhe që e ka luajtur.  

“Po bëhemi gati që mirëpresim Anglinë në Kosovë, në një ndeshje që do të dhurojë kënaqësi të madhe, që nga prekja e parë e topit. Të fitoj më i miri” shkruan Pacolli në Twitter.

Ndeshja Kosovë – Angli, do të zhvillohet të dielën nga ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Biletat për këtë ngjarje dalin në shitje sot nga ora 18:00.

/Indeksonline/