11:02 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pacolli: Po e ndjejmë mungesën e ish-presidentit Rugova, vizionin rugovian

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se sa më shumë që po i largohemi ditëvdekjes së Ibrahim Rugovës aq më shumë po e ndjejmë nevojën për të.

Këto fjalë, Pacolli i ka thënë me rastin e datës së lindjes së ish- presidentit historik, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Sa më shumë i largohemi ditëvdekjes së Ibrahim Rugovës, aq më shumë ne që e adhuronim, por dhe kundërshtarët e tij e ndjejmë nevojën për të, me idetë, frymën dhe vizionin rugovian. Gjithmonë e më shumë themi për problemet e mëdha: për këtë çështje, Rugova mendonte kështu! Kjo është përjetësia! Lavdi figurës së Arkitektit të Pavarësisë dhe Shtetësisë sonë!