75 Mall Live Search
13:23 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pacolli: Po punohet që roli i UNMIK-u të minimizohet

Dje, Britania e Madhe mori kryesimin e Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe qysh në mbledhjen e parë ka hequr nga agjenda raportimin 3 mujorësh nga UNMIK-u për gjendjen në Kosovë.

Kjo gjë është mirëpritur nga institucionet dhe zyrtarët e Kosovës, të cilët e kanë quajtur sukses të madh për vendin, shkruan Indeksonline.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovë, Behgjet Pacolli ka thënë se heqja e raportimit nga agjenda është shumë pozitive për vendin.

Në një prononcim për Indeksonline, Pacolli ka theksuar se po punohet që puna e UNMIK-u të minimizohet.

“Do të thotë që në Kosovë situata është e qetë dhe nuk ka nevojë të debatohet për të. Ne synojmë të minimizojmë punën e UNMIK-ut e në këto takime tremujorshe ka raportuar UNMIK-u”, ka thënë Pacolli.

Por, për këtë vendim ka reaguar Beogradi zyrtar. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se heqja nga rendi i ditës është precedent i madh për të cilin nuk ka justifikim.

“Askush nuk mund të nxjerrë subjektin e Kosovës nga agjenda”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se në qoftë se nuk dëshiron Mbretëria e Bashkuar atëherë do të vihet në agjendën e vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës./Indeksonline/