75 Mall Live Search
10:09 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / k.v

Pacolli pranon rezultatin dhe e përgëzon kundërshtarin

Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka reaguar një ditë pas zgjedhjeve parlamentare.

Pacolli që ishte pjesë e listës së LDK-së për deputet, e cila listë mori goditjen më të rëndë në këto palë zgjedhje, ka thënë se kur numërimi i votave po shkon drejt fundit, mund të konstatojmë se fituesi i zgjedhjeve është LVV.

“Në një demokraci, është e rëndësishme të pranosh rezultatin dhe të përgëzosh kundërshtarin. Unë do të doja të falënderoja të gjithë qytetarët e vendit që vendosën edhe një herë një standard të lartë në këtë proces zgjedhor, pa ndonjë incident dhe me dalje të lartë”, ka thënë Pacolli.

Pas certifikimit të rezultateve, sipas Pacollit është e rëndësishme konstituimi i Kuvendit të ri dhe zgjedhja sa më parë e Qeverisë së re./IndeksOnline/