Pacolli pritet me nderime shtetërore në Berlin, nesër takohet me homologun gjerman
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli sot ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku do të zhvilloj një vizitë zyrtare.
Ai sonte është pritur me nderime shtetërore në Berlin, derisa nesër do të takohet me homologun e tij, Mass, shkruan Indeksonline.
Pacolli orë më parë, përmes një postimi në Facebook shkroi se mbështetja gjermane për vendin tonë është kruciale në konsolidimin e shtetit dhe mbylljen e procesit të normalizimit të raporteve me Serbinë. /Indeksonline/