75 Mall Live Search
22:33 / E Premte, 07 Janar 2022 / OSH

Pacolli: Punëtorët e Mabetex po vazhdojnë jetën normale në Kazakhistan

Pronari dhe biznesmeni, Behgjet Pacolli, i kompanisë “Mabetex Group”, ka bërë të ditur se se asnjë punëtorë në Kazakhistan që janë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, nuk iu është cenuar siguria.

Pacolli tha se punëtorët po vazhdojnë jetën e tyre normale, shkruan IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Ne shtesë, keni informacionet e rregullta nga Mabetex Group për gjendjen e sigurisë së  puntorëve në Kazakhistan, në vendet ku punojnë punëtorët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Mabetexi bën me dije se asnjë moment deri më tani nuk është cenuar siguria e punëtorëve të saj në Kazakistan, ata vazhdojnë jetën e tyre normale.

Mabetexi ka strukturat e veta të konsoliduara që kujdesen për çdo detaj të jetës së sigurt të bashkëpunëtorëve të saj. Çdo informacion tjetër është i pavërtetë, konspirativ dhe si i tillë shkakton frikë te familjarët në vendlindje dhe dëmton reputacionin e Kompanisë.

Kompania është në kontakt me MPJ të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Këto ministri kanë dhe kontaktet në secilin vend ku punojnë dhe jetojnë puntorët e Mabetexit. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës gjithashtu ka opsionin e hapur që në çdo kohë të kërkojë informacionin e nevojshëm të cilin Kompania ua dërgon menjëherë dhe pa hezitim.