14:31 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / AR

Pacolli reagon pas vdekjes së Myftarajt: Më kishte ofenduar rëndë mua dhe familjen time

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas vdekjes së gazetarit shqiptar, Kastriot Myftaraj.

Pacolli ndan dhimbjen me familjen deri shton se personalisht nuk e kishte njohur, ani pse ai publikisht e kishte ofenduar rëndë atë dhe familjen e tij.

“Sot paska vdekur Kastriot Myftaraj! Më vjen keq dhe ndaj dhimbjen me familjaret e tij. Sidoqoftë është humbje e madhe. Unë të ndjerin personalisht nuk e kam njohur edhe pse ai publikisht më kishte ofenduar rëndë mua dhe familjen time. Ai kishte “analizuar” (pse nuk më kishin likuiduar mbasi unë sipas tij “kisha shërbyer për shërbimet e huaja””, ka shkruar ai në Facebook./Indeksonline/