Pacolli: Rohan mbetet një nga diplomatët më me ndikim që kanë formësuar historinë në Kosovë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, është shprehur i pikëlluara nga lajmi për vdekjen e diplomatit austriak Albert Rohan.
Sipas Pacollit Rohan mbetet një nga diplomatët më me ndikim që kanë formësuar historinë në Kosovë dhe Ballkan në tri dekadat e fundit.
Diplomati austriak ka vdekur sot në Vjenë në moshën 83 vjeçare.
Postimi i Behgjet Pacollit në Facebook:
I pikëlluar nga lajmi se Ambasadori Albert Rohan ka vdekur. Ai mbetet një nga diplomatët më me ndikim që kanë formësuar historinë në Kosovë dhe Ballkan në tri dekadat e fundit. Roli i tij për pavarësinë e Kosovës do të mbahet mend përgjithmonë. Ngushëllimet e mija për familjen e tij dhe Ministrinë e Jashtme të Austrisë.
