Pacolli rrugës për Uashington, do të takohet me zyrtarët amerikan
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacilli është rrugës për në Uashington për të marrë pjesë me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo në Ministerialin e dytë për liritë fetare.
Ai ka paralajmëruar shumë diskutime me zyrtarët amerikan për të shtyrë prioritetet diplomatike të Kosovës.
“Rrugës për në Ëashington për të marrë pjesë me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo në Ministerialin e dytë për liritë fetare. Mozaiku i Kosovës si një shtet i ri, multietnik dhe multi-fetar pasqyron një shembull konkret të ndērtimit të konceptit të avancuar të harmonisë nder-fetare të kultivuat me shekuj. Do të mbaj shumë diskutime me zyrtarët amerikan dhe shumë vende të tjera për të shtyer prioritetet diplomatike të Kosovës”, ka shkruar Pacolli./Indeksonline/