18:34 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pacolli shfaqet në publik pas humbjes në zgjedhje, shkon për ta përkrahur Kosovën

Kryetari i partisë politike, AKR, Behgjet Pacolli është shfaqur në publik për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve të dielën.

Ai u pa në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku kishte shkuar për të përkrahur kombëtaren e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Sot shumë politikanë janë parë në stadium për të parë ndeshjen mes Kosovës dhe Gjibraltarin.

Përveç Pacollit, prezent ishin edhe Vjosa Osmani dhe Kadri Veseli./Indeksonline/