13:51 / E Premte, 22 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pacolli: Shpifjet e Daçiqit nuk mund ta mposhtin fuqizimin e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka konfirmuar se Liberia nuk e ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Pacolli ka thënë se shpifjet dhe falsifikimet e Daçiqit nuk mund të mposhtin rrugën e fuqizimit ndërkombëtar, shkruan Indeksonline.

Sipas tij, diplomacia aktive kosovare i kryen punët pa zhurmë dhe pa u ndikuar nga askush.

Postimi i plotë:

Kjo është komunikata zyrtare e Shtetit të Liberisë. E falënderoj Presidentin George Ëeah, shtetin dhe popullin Liberian. Sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare nuk do të ndalen.
Unë nuk merrem me propagandën serbe, por me punë konkrete për të fuqizuar shtetin tim.
Shpifjet dhe falsifikimet e Ivica Dacicit nuk mund ta mposhtin Republikën e Kosovës në rrugën e fuqizimit ndërkombëtar.
Diplomacia jonë aktive i kryen punët pa zhurmë dhe pa u ndikuar nga askush.
Qytetarët e Kosovës duhet të ndihen të qetë dhe të sigurt sepse shteti ynë e ka të ardhmen e garantuar.
Opinionit publik dhe kritikuesve u them që mos të shqetësohen nga asnjë shpifje që vjen nga Beogradi.