75 Mall Live Search
17:36 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pacolli shpreh ngushëllime për vëllezërit nga Gjilani që humbën jetën në Shqipëri

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behxhet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për familjen Abazi për humbjen e dy djemëve, Shemsedinin dhe Isën, shkruan Indeksonline.

Ata thuhet se tash e pesë ditë ishin duke qëndruar në Shqipëri duke punuar.

“Shemsedin dhe Isa Abazi, dy vëllezër nga Gjilani janë dy nga viktimat e sotme. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Abazi. Ne ndajmë dhimbjen tuaj!”, ka shkruar Pacolli./Indeksonline/