10:56 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pacolli kërkon që Shqipëria të jetë palë në dialogun Kosovë-Serbi

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur sot homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati, ku është diskutuar për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.

“Kam kërkuar që Shqipëria të mos jetë duarkryq në këtë proces por të jetë pjesë përbërëse e synimit tonë. Synimi ynë është dialogu me Serbinë. Shqipëria të jetë aty. Nëse mundet BE të jenë prezent dhe SHBA pse jo Shqipëria?!”, tha Pacolli.

Kryediplomati shqiptar po zhvillon takime me krerët e institucioneve të Kosovës./Indeksonline/