23:06 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pacolli shtron iftar në rezidencën e tij, të pranishëm zyrtarë institucionesh dhe ambasadorë (Foto)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka shtruar një iftar për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit në Rezidencën e tij në Hajvali.

Në këtë iftar të ftuar tek Pacolli ishin rreth 150 vetë, shkruan Arbresh.info.

Të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ministra dhe të gjithë ambasadorët e shteteve mike në Kosovë.

Kujtojmë se Pacolli është besimtar i devotshëm i fesë islame si dhe për nder të këtij muaji ai kishte agjëruar.