15:33 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pacolli: Sot ditë historike për të ardhmen e Kosovës (Foto)

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se sot do të jetë një ditë historike për vendin.

Ai në profilin e tij në Facebook ka publikuar foto nga pritja që i bëri në aeroport delegacionit të lartë të BE-së.

Ja postimi i tij:

Kisha kënaqësinë t’i shprehë mirëseardhje në Aeroportin e Prishtinës, Presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Junker, Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Frederica Mogherini dhe Komisionerit Johanes Hahn. Vizita e tyre në Kosovë një mesazh tepër i rëndësishëm për rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE; mbështetje e fortë për kalimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi dhe shpresë për liberalizimin e shpejtë të vizave për qytetarët e vendit tonë. Sot, pritet të jetë një ditë historike për vendin dhe për të ardhmen evropiane të Kosovës. /Indeksonline/