18:50 / E Diele, 23 Maj 2021 / AR

Pacolli: Sot po lexoj shumë lajme të këqija

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli është shprehur se sot po lexon shumë lajme të këqija.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai tha se po merr lajme për shumë viktima dhe aksidente si brenda ashtu edhe jashtë vendit, shkruan Indeksonline.

“Sot po lexoj shumë lajme të këqija ….

Shumë viktima dhe aksidente brenda dhe jashtë vendit (si kjo sot në Stresa) ku fëmijët janë padrejtësisht viktima të shpeshta. 

I lutem Zotit dhe njerëzve që të kujdesen shume me tepër  për fëmijët e pafajshëm!”, shkroi ai.