75 Mall Live Search
17:19 / E Mërkurë, 11 Shkurt 2026 / OSH

Pacolli sqarohet për kredinë e garantuar për Naim Murselin, u përmend në seancë gjyqësore

Naim Murseli ka lakuar sot emrin e Behgjet Pacollit për një kredi të garantuar nga ish-presidenti i Kosovës.

Pacolli ka bërë një sqarim në Facebook ku ka dhënë detaje për kredinë e përmendur gjatë ditës së sotme.

“Sot është mbajtur një seancë në kuadër të procesit gjyqësor kundër Naim Murselit. Ndër të tjera, është diskutuar edhe për një kredi të garantuar nga unë për familjen Murseli (Liridona dhe Naimi).
Sot, shumë media të interesuara për këtë çështje kërkuan informacione dhe, në këtë kuadër, u sqarua se familja Murseli, në atë kohë, kishte blerë një lokal në Uddevalla, ku kishte punuar edhe e ndjera Liridona.
Nga kjo kredi, familja Murseli ka kthyer në para të gatshme më pak se 12,000 euro, por Naimi, në atë kohë ka kryer edhe punë në KOMPENSIM, kryesisht në mirëmbajtjen e faqeve të internetit të kompanive të grupit Mabetex, të Fondacionit BP dhe të disa platformave në rrjetet sociale. Nuk besoj se kjo shumë është këthyar në tërësi por nga ana ime nuk ka pas asnjë trusni për ndonjë këthim urgjent” shkruan Pacolli në njoftim./Indeksonline/