17:32 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Pacolli takohet me ambasadorin Kossnet, tregon se çka biseduan

Kryetari i AAK-së, Behgjet Pacolli gjatë ditës së sotshme është takuar me ambasadorin e ShBA-ve, Philip Kosnett.

Pacolli tregoi se në këtë takim me ambasadorin amerikan diskutuan për rëndësinë e ekonomisë dhe rolin e ngritjes ekonomike në përshpejtim të zgjidhjes së kontestit me Serbinë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Behgjet Pacollit:

Sot pata nderin të isha nikoqir i Ambasadorit të SHBA-ve, Kossnet. Biseduam për rëndësinë e ekonomisë në perspektivën e Kosovës, të rinisë sonë dhe rolin e ngritjes ekonomike në përshpejtimin e zgjidhjes sëkontestit me Serbinë.

Patëm mirkuptim të plotë për të gjitha temat. Mbetem gjithherë i bindur se roli i SHBA- ve për Kosovën mbetet rol kyç si dje në luftë, ashtu dhe sot në paqe!