09:43 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Pacolli takohet me babain e Rita Orës: “Shqiptarët jashtë vendit na bëjnë krenarë në shumë mënyra”

Zëvendës kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është takuar me Besnikun, babain e këngëtarës shqiptare me famë botërore Rita Orës.

Ai e shpërndau një fotografi në Facebook, ku edhe e falënderoi Besnikun, për mbrëmjen e këndshme në restorantin e tyre familjar, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:                                                                         

Shqiptarët jashtë vendit na bëjnë krenarë në shumë mënyra. Falënderoj Besnikun, babanë e këngëtarës tonë me famë botërore Rita Ora, për një mbrëmje të këndshme në restorantin e tyre familjare, në të cilin po kalojmë qaste të bukura./Indeksonline/