75 Mall Live Search
10:48 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Pacolli takohet me ish Kryebashkiakun e New York-ut

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është takuar me ish Kryebashkiakun e New York-ut, Rudy Giulian.

Këtë e ka bërë ditur vet diplomati kosovar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku Rudy Giulianin e ka konsideruar si më të suksesshmin në botë.

“Është shumë interesant të flasësh dhe të dëgjosh rrëfimet e tij.

Me ish kryebashkiakun ( e New York-ut) më të suksesshëm në botë, Rudy Giuliani” është shprehur Pacolli.

Rikujtojmë që Pacolli po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dje kishte marr pjesë në Forumin mbi sfidat në Evropën Juglindore./Indeksonline/

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and suit