Pacolli takohet me Ministrin e Jashtëm gjerman, merr mbështetje për vizat
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar me homologun e tij gjerman Heiko Mass.
Pacolli tha se gjatë këtij takimi biseduan për intensifikimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.
“Me ministrin e jashtëm gjerman Heiko Mass biseduam për raportet qe duhet ti intensifikojmë ndêrmjet dyja vendeve tona. Gjermania si njëri ndër përkrahësit më të fuqishëm të Kosovës vazhdon mbështetjen e madhe për vendin tonë”, ka shkruar Pacolli në facebook.

Postimi i plotë:
Me ministrin e jashtëm gjerman Heiko Mass biseduam për raportet qe duhet ti intensifikojmë ndêrmjet dyja vendeve tona. Gjermania si njëri ndër përkrahësit më të fuqishëm të Kosovës vazhdon mbështetjen e madhe për vendin tonë.
I inkurajuar jashtëzakonisht shumë me mbështetjen e madhe gjermane për heqjen e merituar të vizave për vendin tonë, do të vazhdoj koordinimin me ministrin Mass për përmbylljen e shpejtë të këtij procesi. ??????