75 Mall Live Search
19:49 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / k.v

Pacolli takohet me Moret: Zvicra është shtëpia e diasporës sonë më të madhe

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli sot ka pritur në takim Presidenten e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Isabelle Moret.

Pacolli ka thënë se Zvicra është një partner kyç i Kosovës që është shtëpia e diasporës sonë më të madhe

“Sot zhvillova një takim të mrekullueshëm me Isabelle Moret, Presidenten e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, gjatë vizitës së saj në Kosovë. Zvicra është një partner kyç i Kosovës që është shtëpia e diasporës sonë më të madhe. Ne do të punojmë për të promovuar më shumë marrëdhënie ekonomike dhe tregtare dhe për të zgjeruar miqësinë tonë”, ka njoftuar Pacolli përmes një postimi në Facebook.

Ai thotë se Zvicra ishte ndër vendet e para që mbështeti pavarësinë e Kosovës./IndeksOnline/