Pacolli takon ambasadorin zviceran: Të gjithë duhet t’i dëgjojmë këshillat e miqve tanë
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar sot me ambasadorin e shumëpërfolur të Zvicres, Jean-Hebert Lebet.
Në një postim në Facebook, Pacolli ka shkruar se Zvicra ka ndihmuar shumë qytetarët e Kosovë, në zhvillim dhe shtetndërtim, transmeton Indeksonline.
Pacolli tutje ka shkruar se të gjithë duhet t’i dëgjojmë këshillat dhe sugjerimet e miqve tanë.
Më poshtë postimi i Pacollit:
Konfederata Helvetike, së bashku me SHBA, Gjermaninë, Francën, Britaninë, Italinë dhe vendet tjera perëndimore, ka mbështetur fuqishëm rrugëtimin e Republikës së Kosovës në të gjitha etapat.
Kontributi i Zvicrës, ku kemi një diasporë të madhe me afërsisht 300 mijë qytetarë tanë, është i madh në çlirimin, shtetndërtimin dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës.
Ambasadorit Jean-Hebert Lebet, i shpreha mirënjohjen e thellë të institucioneve dhe popullit të Kosovës, për kontributin e tij dhe shtetit që përfaqëson.
Miqtë dhe aleatët kanë dhënë dhe po japin kontribut tê madh, për ardhmërinë e këtij vendi andaj të gjithë ne, duhet t’i dëgjojmë me shumë vëmendje këshillat dhe sugjerimet e tyre. Sa here kemi qenë bashkë me aleatët, kemi dalë fitimtar. Ne do të vazhdojmë bashkë dhe kemi çfarë të mësojmë nga një demokraci qindra vjeçare sikurse është Zvicra. /Indeksonline/