19:35 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Pacolli takon Nadia Murad, fituesen e çmimit Nobel , e dhunuar dhe e mbajtur peng nga ISIS-

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli është duke qëndruar në Amerikë.

Me këtë rast, Pacolli ka takuar fituesin e çmimit Nobel për paqe, Nadia Murad, e cila u mbajt peng nga SISI-i dhe u dhunua seksualisht. Pacolli bashkëbisedoi me të për fatin e njëjtë të mbi 20 mijë grave të Kosovës, të cilat u dhunuan nga forcat serbe në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Murad me ftesë të qeverisë së Kosovës do të vizitojë Kosovën , për të sensibilizuar botën për fatin e femrave të Kosovës që vazhdojnë të vuajnë edhe sot e kësaj dite.

Postimi i plotë:

Gjatë drekës në departamentin amerikan të shtetit, kisha nderin të takohem dhe të bashkëbisedoj me fituesen e çmimit nobel për paqe Nadia Murad. Nadia është mbajtur peng nga ISIS dhe është dhunuar seksualisht. Bashkëbiseduam për fatin e njejtë të mbi 20 mijë grave të Kosovës të cilat u dhunuan nga forcat serbe në Kosovë.

Nadia do të vizitojë Kosovën me ftesë të qeverisë tonë, për të senzibilizuar botën për fatin e femrave të Kosovës që vazhdojnë të vuajnë edhe sot e kësaj dite.