75 Mall Live Search
11:35 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pacolli takon Palmerin: Keni një mundësi për ta mbyllur kapitullin e errët midis Kosovës dhe Serbisë

Zëvendëskryeministri i parë në largim i Kosovës e ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, gjatë ditës së sotme është takuar me të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Pacolli ka thënë se me Palmer kanë biseduar lidhur me dialogun Kosovë- Serbi si dhe normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Sot, në margiinat e Forumit të Bled-it, pata një takim me të dërguarin te posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.
Unë e përgëzova Palmerin për emërimin e tij dhe si një miku i vjetër i Kosovës në këtë pozicion të ri, do të vazhdojë të na mbështesë në të gjitha nivelet. Ne e shohim dialogun si një proces të rëndësishëm që ka një mundësi për të mbyllur kapitullin e errët midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Pacolli.

Ndër të tjera ai shkruan se “normalizimi i marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë është qëllimi i vetëm, asgjë me pak, dhe vlerësojmë pozicionin e fuqishëm tek Uashingtonit për ketë synim. Kosova mund të llogarisë si gjithmonë në SHBA, por edhe SHBA-ja duhet të llogarisë te ne, si partnerë të përkushtuar dhe të besueshëm.”