75 Mall Live Search
20:32 / E Hënë, 14 Mars 2022 / AR

Pacolli thotë se gazetari amerikan që u vra në Ukrainë e quante veten “mik të UÇK-së”

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka zbuluar lidhjen me Kosovën të gazetarit amerikan, Brent Renaud që u vra në Ukrainë.

Pacolli thotë se ai e quante veten “mik të UÇK-së” dhe e donte shumë Kosovën.

Renaud kishte raportuar edhe për luftën në Kosovë. Pacolli nëpërmjet një postimi në Twitter ka treguar se Renaud e donte shumë vendin tonë.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Brend Renaud dhe kolegëve të tij. Brent ka punuar në Kosovë dhe ishte i dashuruar me këtë vend. Ai e quajti veten “mik të UÇK’së” pasi ishte mik i një Kosove të lirë. Prehu në paqe”, shkroi Pacolli.

Amerikani Brent Renaud, fitues i disa çmimeve në gazetari, u vra nga forcat ruse në qytetin ukrainas të Irpin./Indeksonline/