75 Mall Live Search
10:49 / E Hënë, 13 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Pacolli: T’i bëhet presion BE-së që të heq Demarkacionin si kusht për liberalizimin e vizave

Anëtare e Komisionit për Integrime Evropiane, Fitore Pacolli ka kërkuar që të mos bëhet presion tek komisioni shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, por tek BE që Demarkacioni të hiqet si kusht për liberalizimin e vizave.

Pas raportimit të Shpejtim Bulliqit para këtij komisioni, Pacolli ka thënë se nuk duhet ngutur për demarkaimin, por në anën tjetër është e padrejtë që ende qytetarët nuk po lëvizin të lirë, transmeton Indeksonline.

“Nuk duhet të bëhet presion tek Komisioni për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, pasi është mirë që të bëhet një punë e sigurt dhe të mos gabohet. Por duhet të bëhet presion i madh tek Bashkimi Evropian që kushti për liberalizim të vizave të jetë demarkacioni”, ka thënë Pacolli./Indeksonline/