Pacolli tregon se cili është kujtimi më i mirë nga festimi i 11-vjetorit të Pavarësisë
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka treguar se cila është kujtimi më i mirë që i ka mbetur nga festimi i 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ai ka zgjedhur momentin kur babai i dy fëmijëve e ndaloi atë për të realizuar një fotografi së bashku, transmeton Indeksonline.
Tutje Pacolli tha se Kosovën duhet bërë atdhe të jetueshëm ku fëmijët të ndërtojnë jetën e tyre, në begati dhe zhvillim.

Postimi i plotë:
Nga festimet e 11 vjetorit të pavarësisë më
ka mbetur si kujtim ky moment kur babai i dy fëmijëve të vegjël më ndaloi dhe
më përshëndeti dhe bëmë këtë foto.
Ne duhet ta bëjmë Kosovën, atdhe të jetueshëm ku bijtë tanë të ndërtojnë jetën
e tyre…në begati dhe zhvillim!