75 Mall Live Search
13:42 / E Hënë, 22 Mars 2021 / k.v

Pacolli tregon se pse nuk mori pjesë në seancën konstituive të Kuvendit

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë se për shkak të kufizimeve nga pandemia nuk arriti t’ishte në seancën konstituive.

Ai thekson se betimin e deputetit do e bëjë në seancën e radhës.

“Sot u konstitua legjislatura e tetë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e lira dhe demokratike të 14 shkurtit. Vendi ynë ashtu si e tërë bota po kalon krizën e rëndë të pandemisë Covid-19, andaj themelimi i shpejtë i institucioneve të reja është më se i nevojshëm. Për arsye tashmë të njohura, nga kufizimet e shkaktuara ( sidomos diteve te fundit) nga pandemia, me privoi, me gjithë dëshirën time unë sot nuk munda të isha në Kuvend për t’u betuar dhe filluar punën. Por që një gjë të tillë do ta bëj në seancën e radhës. Ju priftë e mbara të gjithëve në sfidat që na presin!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, sot në krye të Kuvendit është zgjedhur Glauk Konjufca, ndërkohë që në orën 16:00, pritet të votohet edhe qeveria “Kurti 2”.