18:44 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Pacolli: Unë besoj në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit, UÇK-ja luftoi drejtë

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar që u paraqiten tek Dhomat e Specializuara të Kosovës për presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe liderin e PDK-së, Kadri Veseli.

Pacolli tha se Kosova ka luftuar një luftë për çlirimin dhe pavarësi kundër Serbisë, transmeton Indeksonline.

Ai shtoi se beson në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit dhe se UÇK-ja luftoi drejtë dhe të gjithë besojnë në pafajësinë e ushtarëve.

Postimi i plotë:

Kosova ka luftuar një luftë për çlirim dhe pavarësi kundër Serbisë. Gati një shekull ishim shtypur dhe vrarë nga Serbia. Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi një luftë të drejtë. Unë besoj në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit Kadri Veselin. UÇK-ja luftoi një luftë të drejtë. Ne të gjithë besojmë në pafajësinë e ushtarëve tanë.