Pacolli: Unë i ndjek procedurat, s’kam telefonuar askënd për të më lejuar të vijë në Kosovë

Menjëherë pasi ka ateruar në Kosovë është deklaruar kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.Ai ka thënë se i zbaton të gjitha rregullat sikurse çdo qytetar i Kosovës dhe se nuk ka telefonuar askënd për ta lejuar të vijë në Kosovë, raporton IndeksOnline.
“Unë i ndjeki procedurat, asnjëherë nuk jam deklaruar që unë të veproj diçka asnjëherë nuk kam kërkuar cdo gjë që ka ndodhur e kam kuptuar nga idetë konspirative, është e papranueshme që të paragjykohet dikush me arrestim të një presioni i paparë të një qytetari të Kosovës, pa marrë parasysh kush jam unë dhe anë asnjë moment nuk ka qenë në kokën time që të veproj jashtë normave”, ka thënë Pacolli.