Pacolli uron djalin për ditëlindje: Këto vite nuk kanë qenë të lehta për shkak të gjendjes tënde
Sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli me anë të një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka uruar djalin e tij për ditëlindje.

Ai ka zgjedhur fjalë më të mira dhe njëkohësisht më të ndieshme për të uruar Arbëreshin për këtë ditë të veçantë, shkruan Indeksonline.
Pacolli ka bërë me dije se këto vite nuk kanë qenë aspak të lehta për të për shkak të gjendjes së tij, derisa ka uruar që vitet në vijim të jenë më të mira për të.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Gëzuar
ditëlindjen e shtatëmbëdhjetë biri im Arbëresh
Zoti të dhashtë shëndet, gëzim, lumturi, dije, mirësi dhe
gjithë begati pa mbarim. E di që këto vite nuk kanë qenë të lehta për ty për
shkak të gjendjes që ke, por shpresoj që vitet në vijim të jenë më të mira për
ty, sepse kur ti je mirë e gjithë familja jonë është e lumtur.
Ti biri im më bëre të kuptoja që në këtë botë ia vlen të
jetosh dhe sakrifikosh për të pasur një djalë si ty. Unë do të jem gjithmonë
pranë teje. Të do Babi. RrP