15:35 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pacolli uron Fitër Bajramin: Le të jetë kjo festë e madhe një rast për të gjithë ne

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka uruar të gjithë qytetarët e komunitetit mysliman me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Në urimin e tij, Pacolli ka shprehur dëshirën për respekt të ndërsjellë, solidaritet e mirëkuptim, dashuri e vullnet të mirë, transmeton Indeksonline.

Më poshtë urimi i Pacollit:

Në prag të Festës së Fitër Bajramit, më lejoni që në emër të Aleancës Kosova e Re dhe në emrin tim personal, të  Ju shpreh urimet më të sinqerta të gjithë qytetarëve të besimit Islam, duke Ju dëshiruar begati dhe lumturi.

Le të jetë kjo festë e madhe një rast për të gjithë ne, që t’i  shpalosim akoma më thellë ndjenjat e vullnetit të mirë, respektit të ndërsjellët dhe të përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona.

Në këtë festë të veçantë, pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duhet të shtrijmë dorën e solidaritetit e të mirëkuptimit ndaj njëri tjetrit, duke uruar që festat si kjo të na mbajnë edhe më afër vlerave dhe mirëqenies së përgjithshme,  e cila përcillet me dashuri, respekt, solidaritet e vullnet të mirë. /Indeksonline/