75 Mall Live Search
20:00 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Pacolli uron krishterët për Krishtlindje

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka uruar besimtarët e krishterë festën e Krishtlindjes.

Pacolli, thotë se lutet për harmoni, dashuri dhe shëndet në familjet krishtere, shkruan Indeksonline.

“Besimtarëve të krishterë shqiptarë i uroj nga zemra festën e madhe të Krishtlindjes. Lutem për shumë harmoni, dashuri dhe shëndet në familjet tuaja. Zoti ju bekoftë!” ka shkruar ai në facebook./Indeksonline/