Pacolli uron Kurtin: Kam besim të plotë në qeverinë e tij!

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka uruar kryeministri e ri, Albin Kurtin, për marrjen e detyres së re, shkruan Indeksonline.
Ai tha se ka besim të plotë se Qeveria e Kurtit bazohet në shtet, pluralizëm dhe demokraci që siguron vazhdimin e orientimit tonë properëndimor.
Pacolli u shpreh se të gjithë do ta mbështesin Qeverinë kur ajo bën një punë të mirë dhe do të luajë një rol dinamik në të gjitha fushat jashtë Kuvendit por edhe nga opozita.
Postimi i plotë:
Pas dorëzimit dinjitoz të detyrës nga Qeveria e mëparshme dhe fillimit të punës së Qeverisë së re, unë përgëzoj kryeministrin e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe kabinetin e tij qeverisës. Uroj të gjitha të mirat në detyrën e tyre në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Me besim të plotë se Qeveria e z.Kurti bazohet në shtet, pluralizëm dhe demokraci që siguron vazhdimin e orientimit tonë properëndimor.
Kjo Qeveri… ka shumë sfida përpara, nga pandemia, recesioni ekonomik, arsimi, politika e jashtme dhe nevoja për të ndërmarrë reformat e nevojshme që sigurojnë investime për të ardhur në Kosovë dhe për të krijuar vende të reja pune. Ne të gjithë do ta mbështesim Qeverinë kur ajo bën një punë të mirë dhe do të luajmë një rol dinamik në të gjitha fushat jashtë Kuvendit, por edhe nga opozita, nga Kuvendi.
Shpresojmë se ky vend të bëhet më mirë se sa që është. Unë do të jap kontributin tim personal në këtë drejtim, gjithnjë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.