17:04 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / V R

Pacolli uron Rita Orën për ditëlindjen e 30-të: Një ambasadore e rëndësishme

Sot po feston ditëlindjen këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Këngëtarja e famshme sot ka mbushur plotë 30 vjet, ndërsa mori urime të shumta nga miq, kolegë e adhurues.

Një urim për artisten kosovare ka ardhur edhe nga kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, shkruan Indeksonline

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli tha se ndihet me fat që është mik i familjes së artistes së madhe, ndërsa e quajti si një ambasadore të rëndësishme.

“Sot është ditëlindja e një artiste shumë të madhe. Rita Ora është një vajzë që ka bërë shumë gjëra pozitive për vendin e saj. Një ambasadore e rëndësishme! Jam me fat që jam mik i familjes Sahatçiu-Ora. Urime 30 vjetorin e lindjes, Rita!”, ka shkruar Pacolli në status./Indeksonline/