Pacolli uron shqiptarët në Luginën e Preshevës: Respekti im shkon për Gent Cakajn për rolin vendimtar

Deputeti, njëherit ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka uruar shqiptarët e Luginës së Preshevës për fitoren historike të djeshme në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.
Pacolli gjithashtu ka thënë se respekti më i lartë shkon për Ministrin e Punëve të Jashtme, Gent Cakaj për punën e tij të madhe në rolin vendimtar për unifikim të spektrit politik në Luginën e Preshevës.
Ky është postimi i plotë i tij:
Urime shqiptarë në Luginën e Preshevës për sigurimin e një fitore historike në zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Kjo ka treguar se uniteti i liderëve politikë është thelbësor për të siguruar përfaqësimin e duhur të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.
Respekti im më i lartë është edhe për mikun tim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj për punën e madhe të bërë dhe rolin vendimtar për unifikimin e spektrit politik në Luginën e Preshevës. Shqipëria dhe Kosova duhet të qëndrojnë me bashkatdhetarët tanë dhe t’i mbështesin ata pa kufij.
Zgjedhjet në Serbi kanë treguar që një autokratizëm
u forcua atje, kështu që kurrë më parë, të qenit i bashkuar dhe të veprosh si
një zë i vetëm është me rëndësi strategjike për shqiptarët në Luginën e Preshevës
për të adresuar sfidat me të cilat përballen. Urime dhe do të keni gjithmonë
mbështetjen tonë.