75 Mall Live Search
21:18 / E Diele, 03 Mars 2019 / indeksADMonline

Pacolli uron shqiptarët në Tuz: Malësia na bashkon!

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook ka uruar shqiptarët në Mal të Zi të cilët në zgjedhjet që u mbajtën sot në Tuz kanë treguar maturi dhe vendosmëri, duke u unifikuar.

“Sonte Malësia ka fituar! Shqiptarët, të bashkuar si kurrë më parë, kanë votuar koalicionin ”Malësia na bashkon”. Urime të gjithë malësorëve, dhe shqiptarëve kudo”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, për herë të parë spektri politik në Mal të Zi u bënë bashkë, e derisa malësorët janë në pritje të numërimit të votave, ata tashmë kanë dalë rrugëve të Tuzit për të festuar fitoren historike./Indeksonline/