75 Mall Live Search
12:00 / E Shtunë, 24 Prill 2021 / OSH

Pacolli uron Thaçin për ditëlindje: Me shpresën se ai dhe shokët e tjerë do të kthehen sa më parë faqebardhë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen e 53-të. Ai është duke qëndruar në Hagë, ku po akuzohet për krime lufte.

Përmes një postimi, deputeti nga radhët e AKR-së, Behgjet Pacolli e ka uruar ish-presidentin, transmeton Indeksonline.

Pacolli tha se shpreson që Thaçi bashkë me shokët e tjerë që janë në Hagë të kthehen faqebardhë.

Postimi i plotë:

Sot dua të uroj ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në ditëlindjen e tij të 53-të. Me shpresën se ai dhe shokët e tjerë do të kthehen sa më parë faqebardhë në familjet e tyre, në atedheun për pavarësinë e së cilës sakrifikuan.