07:33 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pacolli: Veseli do të ngadhnjejë në këtë sfidë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë ditës së djeshme ka pranuar ftesë nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar më 4 dhjetor në Hagë.

Në lidhje me këtë, ka reaguar Behgjet Pacolli, shkruan Indeksonline.

Ai tha se Kadri Veseli do të ngadhnjejë në këtë sfidë, bashkë me të gjithë ish luftëtarët e UÇK-së, duke i dëshmuar botës civilizuese edhe njëherë se viktimat e vetme në luftë ishim ne.

“Lufta e popullit të Kosovës për liri ishte e pastër, e drejtë dhe me motive te larta humane”, shtoi Pacolli.

Postimi i plotë:

Lufta e popullit të Kosovës për liri ishte e pastër, e drejtë dhe me motive te larta humane.
Kadri Veseli do të ngadhnjejë në këtë sfidë, bashkë me të gjithë ish luftëtarët e UÇK-së, duke i dëshmuar botës civilizuese edhe njëherë se viktimat e vetme në luftë ishim ne.
Lufta e UÇK ishte heroike, përballë një aparati që kishte qëllim shfarosjen e popullit të Kosovës.