14:33 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Pacolli voton qeverinë “Kurti”

Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli, ka folur sot para deputetëve në seancën që po mbahet për votimin e qeverisë “Kurti”.

Ai e përshëndeti koalicionin, ndërsa tha se do të mbështesë këtë Qeveri, sa herë që ajo bën punë të mira gjithnjë të shërbim të qytetarit, e në të kundërtën do të marrë kritika nga ai.

Po ashtu Pacolli bëri edhe publike, votën e tij pro qeverisë “Kurti”, i cili tha se ai dhe AKR-ja do ta votojnë këtë Qeveri.

Kujtojmë se AKR-ja në Parlament përfaqësohet nga dy deputetë, Behgjet Pacolli dhe Mirlinda Sopi- Krasniqi./Indeksonline