14:26 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pacolli: Vuçiqi po i mbron kriminelët serbë, ata janë njerëz të partisë së tij

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, para mediave, ka thënë se Beogradi ende po vazhdon t’i mohojë krimet serbe në Kosovë, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se njësoj po vepron edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, duke shtuar se kriminelët serb janë njerëz të partisë së Vuqiqit

“Beogradi vazhdon të mohojë krimet e luftës që i bëri në Kosovë. Vuqiqi po i mbron kriminelët e luftës, shumica prej tyre janë njerëz të partisë së tij. Krimet e luftës nuk parashkruhen, vetëm ky rrugëtim çon drejt pajtimit, ajo çon kur ne i sjellim të gjithë kriminelët para drejtësisë”, tha Pacolli.

Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ditë më parë ka njoftuar se Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e “Nobelit” në Stokholm këtë vit, duke konfirmuar kështu edhe mospjesëmarrjen e disa shteteve të tjera. /IndeksOnline/