Pacolli zhgënjehet nga Brezovica pas pamjeve me mbeturina, ka disa fjalë!

Një nga destinacionet turistike dimërore më të vizituara në Kosovë është në gjendje të keqe, shkruan Indeksonline.
Bëhet fjalë për Brezovicën, teksa kryetari i AKR-së, ka ndarë pamje ku shihet deponi mbeturinash. Behgjet Pacolli në këtë rast duket mjaft i zhgënjyer nga qëndrimi atje.
Ai tha se kjo nuk është vetëm mungesë e kujdesit institucional, por se pamja e tillë është tregues i nivelit të vetëdijës qytetare.
“Kjo është përshtypja e qëndrimit në Brezovicë, vendi më i popullarizuar për adhuruesit e natyrës në Kosovë. Nuk është thjesht mungesë e kujdesit institucional, është tregues i nivelit të vetëdijës qytetare”, shkroi ai në Facebook./Indeksonline/