75 Mall Live Search
10:52 / E Diele, 20 Korrik 2025 / L A

Pacquiao rikthehet në ring pas 4 vitesh, por pa sukses në fitimin e titullit

Boksieri filipinas, Manny Pacquiao ka bërë rikthimin e tij në boks pas 4 vitesh.

Ai u ballafaqua mbrëmë ndaj Mario Barrios, kampionit në fuqi të peshave të lehta në WBC.

Mirëpo në Las Vegas, meçi rikthyes për filipinasin u mbyll me barazim duke dështuar ta fitojë titullin, vendim ky i cili u pa me dëshprim nga të pranishmit dhe ishte fishkëllyer nga 13,107 spektatorët në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas.

Pas meçit ai u pyet në konferencën për shtyp për një rimeç me Barriosin apo edhe me rivalin e tij, Floyd Mayweather.

“Pas katër vitesh pa boksuar, jam i kënaqur me performancën time, por nuk jam i kënaqur me kombinimet e mia. Duhet të kisha hedhur më shumë grushte, të kisha qenë më agresiv”, u shpreh Pacquiao./IndeksOnline/