12:03 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Padi apo ri-përballje? Ky është vendimi i Conor McGregor

Dueli i sotëm mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor ka kaluar me tensione në Las Vegas.

Në T-Mobile Arena, Khabib arriti të triumfojë përballë irlandezit, duke regjistruar fitoren e 27-të në karrierë.

Pas përfundimit të duelit, Nurmagomedov nuk i duroi provokimet e stafit të McGregor duke kërcyer nga kafazi drejt tyre për t’i sulmuar.

Nga ana tjetër, ekipi i mundësit rus u fut në oktagon duke e sulmuar McGregorin, transmeton IndeksOnline.

Pas këtyre përleshjeve, policia amerikane kishte ndërhyrë duke i arrestuar ata që ishin të përfshirë në incident.

Pavarsisht kësaj, McGregor nuk ka pranuar që të përballet me Nurmagomedov para drejtësisë, pasi që dëshiron t’i zgjedhë këto probleme vet me mundësin rus.

E gjithë kjo është konfirmuar nga i pari i UFC-s, Dana White: ”Tashmë, ata janë liruar nga policia, dhe nga McGregor nuk do të ketë padi”./IndeksOnline/