75 Mall Live Search
16:27 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / AR

Padi e re kundër Diddy-t: “Ai e dhunoi stilistin për 10 vjet”

Para se të merret vendimi për dënim, Sean Diddy Combs po përballet me një padi të re. Stilisti i tij prej kohësh, Deonte Nash, e akuzon atë për sulm seksual, trafikim qeniesh njerëzore dhe një numër krimesh të tjera të rënda.

Sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga TMZ, avokatët e Nash pretendojnë se Diddy e shndërroi ëndrrën e tij për një karrierë si stilist i personazheve të famshëm në një “makth” që ai “ishte i detyruar ta duronte pothuajse çdo ditë” gjatë 10 viteve të tij të punës, transmeton Indeksonline

“Tmerret që përjetoi zoti Nash vazhdojnë ta përndjekin atë edhe pasi i mbaroi punësimi”, thuhet në dokumente.

Ekipi ligjor i stilistit pretendon se Diddy e ka nënshtruar atë ndaj “një dekade sulmesh seksuale dhe fizike, ngacmimesh seksuale dhe verbale, trafikimit të qenieve njerëzore, degradimit dhe poshtërimit, kërcënimeve për jetën dhe mirëqenien e tij, ndjekjes, kontrollit dhe manipulimit psikologjik”.

Padia detajon disa incidente të tmerrshme, përfshirë një festë të mbajtur në vitin 2013 ose 2014 ku Diddy dyshohet se e ekspozoi veten në mënyrë të papërshtatshme ndaj Nash para punonjësve të tjerë. Gjithashtu pretendohet se Combs e dhunoi seksualisht në mënyrë të përsëritur pa pëlqimin e tij./Indeksonline/