19:27 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Padit klinikën e fertilitetit, lindi foshnje të një race tjetër

Një çift nga Nju Xhersi ka paditur spitalin ku shkuan për trajtime fertiliteti, pasi sollën në jetë një foshnje të një race tjetër.

Dyshja, emri i të cilëve nuk është bërë i ditur, shkuan në klinikë për “fertilizim in vitro” në nëntor të 2012, duke besuar se po përdorej veza dhe sperma e dhuruar nga nëna dhe babai.

Sipas avokatit të çiftit të bardhë, prindërit e kuptuan se fëmija nuk ishte i tyri në vitin 2015.

“Ata janë të dy kaukazian, por e kuptuan që fëmija kishte tipare aziatike vetëm kur mbushi 2 vjeç,” u shpreh ai për mediat.