Paditë për borxhe, FFK fton në takim lojtarët dhe klubet

Në zyret e Federatës së Futbollit të Kosovës janë deponuar dhjetra padi nga futbollistët kosovarë.
Shkak është borxhi financiar i klubeve ndaj tyre në vitet e fundit.
Indeksonline mëson se Komisioni Disiplinor, të martën do të mbajë takim mes futbollistëve dhe përfaqësuesve të klubeve.
Labinot Ibrahimi, Armend Thaqi, Diar Miftaraj, Ahmed Januzi, Arbër Prekazi, Ahmet Haliti janë vetëm disa prej futbollistëve që kërkojnë paratë nga klubet ku janë angazhuar më parë.
/Indeksonline/