22:00 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

Paditet French Montana, një grua pretendon se ai e kishte droguar dhe dhunuar

Reperi French Montana është paditur nga një grua, e cila pretendon se ishte droguar dhe dhunuar në shtëpinë e tij.

Ajo gjithashtu po hedh në gjyq punonjësin e tij, Mansour Bennouna, dhe label-in e tij “Coke Boy Records” për shqetësim emocional.

Gruaja e njohur si Jane Doe, pretendon se ishte ftuar nga reperi në shtëpinë e tij, pasi u takua në një studio regjistrimi në La Brea Ave, më 28 Mars 2018.

Ajo thotë se ka arritur të ai rreth orës 6 të mëngjesit, dhe atëherë ajo ishte e kthjellët, por më pas reperi dhe Mansour i kishin thënë të merrte një “shot”, e këtu edhe nisi gjithçka, pasi ajo u nxeh.

Doe pretendon se pa disa burra që hynin e dilnin nga dhoma e gjumit, dhe French, ishte një nga ata.

Rreth orës 13:30 ajo e rimori vetën, dhe ndjente dhimbje në shpinë dhe vaginë.

Pastaj shkoi në Qendrën Mjekësore Kaiser Permanente, ku i thanë se sperma ishte e pranishme.

Doe më pas e raportoi përdhunimin në polici dhe akuzoi reperin se e sulmoi seksualisht atë./Indeksonline/